Pyetja: Cila është dispozita fetare islame në lidhje
me lajmërimin për vdekjen e ndonjë personi nga rradhët e muslimanëve me anë të
altoparlantëve ose përhapja e këtij lajmi të pikëllueshëm nëpërmjet gazetave,
mediave dhe të ngjajshme me to?
Përgjigje: Lajmërimi për vdekjen e ndonjë personi
është lajm trishtues apo pikëllues që do të thotë lajmërimin apo njoftimin e
ndonjë rast vdekjeje. El-Asme'iju ka thënë: "Më parë arabët, kur u vdiste
ndonjë njeri, caktonin kalorës që të ecë nëpër njerëz duke lajmëruar: Lajmëroj
për vdekjen e filanit, që ka ndërruar jetë."
Në qoftë se lajmërimi behët në atë formë që e kanë bërë
në kohën e xhahilijetit (injorancës) duke e tepruar me përmendjen e veprave të
tij të lavdishme dhe bamirësitë që e shtyn të krenohet për atë, atëherë është e
ndaluar, siç na e vërteton atë hadithi që e përcjell Ibn Maxhe dhe Bejhekiu me
një zinxhir të mirë se Hudhejfe b. El-Jeman ka thënë: E ndaloi i Dërguari i
Allahut s.a.v.s.lajmërimin për rastin e vdekjes së ndokujt (në formën e periudhës
së xhahilijetit), njashtu atë që transmetoi Tirmidhiu nga Abdullah b. Mes'ud se
Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ruajuni lajmërimeve për vdekjen e ndonjërit, e
dinje se lajmërimi për vdekje (si formë
e njohur në atë kohë) ëshë nga veprimet e injorancës (xhahilijetit)".
Hadithi ështe i mirë. Ndërkaq në qoftë se lajmërimi për rastin e vdekjes bëhet për
t'i njohtuar të afërmit e familjes, shokët dhe dashamirët që të marrin pjesë në
varrimin e të ndjerit dhe që të shtohet numri i xhematit që do t'ia falin
namazin e xhenazes, atëherë nuk ka gjë të keqe këtu, duke e ditur se ai që ia
fal namazin xhenazes fiton shpërblim me masë sa një 'Kirat'.[1] Për
këtë kemi hadithin e saktë, që e gjen në
përmbledhjen e Buhariut, Muslimit (muttefekun alejhi), poashtu e
transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu dhe thanë hadithi ështe i mirë,
se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Nuk ka musliman që vdes dhe ia falin
xhenazen tre saffë nga rradhët e muslimanëve e të mos i garantohet"
d.m.th. i garantohet atij xhenneti. Madje për këtë qëllim lajmërimi për rastin
e vdekjes shëndrrohet në veprim të pëlqyer (mustehab), ngase me këtë veprim
sjell dobi për të ndjerin e njëkohësisht edhe për ata që ia falin xhenazen
atij. Poashtu për këtë dëshmon fakti që transmeton Buhariu dhe Muslimi se
Pejgamberi a.s. lajmëroi njerëzit për vdekjes e Nexhashiut, ditën në të cilën
ndërroi jetë. Në një vend citohet kështu: "Vërtetë vëllau juaj Nexhashi ka
vdekur, andaj ngrihuni që t'ia faleni (xhenazen)".
Transmeton Bejhekiu se Pejgamberi a.s. ka dhënë lajmin
e pikëlluar për vdekjen e Xha'fer b. Ebi Talib, Zejd b. Thabit, Abdullah b.
Revaha. Poashtu transmetohet se Pejgamberi a.s., për atë burrin që vdiq dhe u
varros natën, që përkujdesej për pastrimin e xhamisë, ka thënë: "A sikur
të më kishit lajmëruar mua? Në një transmetim: "Çka ju pengoi që nuk më
njohtuat mua?" Siç është transmetuar se sahabiu i nderuar Rafi' b. Hadixh
r.a. ndërron jetë pas ikindije, e më pas vjen Ibn Omeri r.a. dhe i lajmëron
njerëzit për vdekjen e Rafi'ut dhe ndonjëri i ka thënë: "Si thua, a ta
nxjerrim xhenazen menjëherë? Ibn Omeri r.a. ia kthen: "Sikur ky shembulli
i Rafi'ut nuk nxirret gjersa të lajmërohet për vdekjen e tij në fshatrat përreth",
ashtu edhe u bë , pastaj e nxorrën xhenazen.
Nga e gjithë kjo përfundojmë se lajmërimi për vdekjen
e ndonjë personi është i ndaluar dhe i përbuzur atëherë kur përmban në vete
shenja të krenarisë dhe mburrjes me anë të veprave të lavdishme të të ndjerit
duke e tepruar me këtë, por në qoftë se bëhet vetëmse lajmërimi i njerëzve për
rastin e vdekjes që të marrin pjesë në faljen e xhenazes dhe varrimin e të
ndjerit, atëherë s'ka gjë të keqe në këtë veprim. Veprat vlerësohen sipas qëllimit
(nijetit), e secili njeri fiton në bazë të asaj se çka e ka patur qëllimin. Për
më gjerësisht rreth kësaj teme, te cekurit e të gjitha haditheve dhe burimeve tjera nga thëniet e sahabëve te
ndershëm për përputhshmërinë e haditheve që e përbuzin këtë veprim dhe ato që
flasin për mospërbuzjen e këtij veprimi,
duke larguar çfarëdo kontradicioni në mes të argumenteve burimore islame, do
t'i gjeni nëse shihni në "[El-Fet'hur Rebbani] i Bunaniut, me shpjegim,
v.7, fq.184, [El-Mugni] i Ibn Kuddames, v.2, fq.432."
Marrur nga fetvatë e Muftinisë së Egjiptit
(v.8, fq.332)
Muftiu: Alameh Shejh Atijje Sak'r / Maj, 1997.
[1]Masë për matje të sipërfaqes së tokës dhe që
është përafërsisht 175 metër katror.

0 comments:
Post a Comment