Shejh Jusuf ibn Ahmed Nasr Ed-Dixhevi (1870-1948)
Është lindur në fshatin Dexha të komunës se Kaljubijes, Egjipt, në vitin 1870. U verbërua qysh ne fëmijërinë e tij. Vazhdoi mësimet në Ez’heri Sherif dhe arriti gradën e diplomimit të lartë universitar (me kriteret e tanishme përputhet me shkallën e doktoraturës). Punoi si mësimdhënës në Ez’heri Sherif. Me njohuritë e tij të thella në lëmit fetare dhe me metodën e tij të shpjegimit, tërhoqi vëmendjen e nxënësve të tij, keshtuqë e rrethonin atë çdoherë për të përfituar nga dituritë e tij. Më vone, u zgjodh anëtar i Këshillit të dijetarëve të mëdhenj të Ez’heri Sherifit. Shkroi vepra autoriale te shumta dhe me vlera te larta ne fushën e shkencave të fesë. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Resailu selam - Mesazhet e paqes", e cila u përkthye në gjuhën angleze dhe u botua në shtëpinë botuese të Meshihatit të Ez’herit, tirazhi dhjetëmijë kopje. Gjithashtu, pasi ndërroi jetë, po në të njëjtën shtëpi botuese u botua libri i tij i shquar "Mekalat ve fetava" e cila përfshin thëniet dhe fetvatë e tij, me anë të së cilave u përpoq që ta qartësoj rrugën e drejtë dhe të vërtetë duke u kundërpërgjigj lëvizjeve të ndryshme te atëhershme të cilat e keqinterpretonin Islamin në mesin e muslimanëve.
Shejhu i nderuar ndërroi jetë në vitin 1948, në moshën e tij 78 vjeçare. All-llahu xh.sh. e mëshiroftë dhe me xhennetul firdeus e gradoftë, e neve na e mundësoftë që të përfitojmë nga dituritë e tij!
AMIN!

Burimi: /www.ar.wikipedia.org/

0 comments:
Post a Comment