Muftiu i Kudsit dhe i mbare Palestines,
Shejh Muhammed Husejn, njeherit edhe hatib ne xhamine e Aksase, thirri mbare
muslimanet dhe popullin arab qe ta vizitojne xhamine e Aksase duke marrur rrugen me qellim te mbrojtjes se saj nga "shtypjet e vazhdueshme mizore izraelite". Nder tjerash ai refuzoi
te gjitha pretendimet dhe fetvate te cilat u perhapen kohes fundit per sa i
perket "ndalimit te vizites se Kudusi Sherifit - Jerusalemit" per
jopalestinezet nga fakti se akoma eshte nen "okupimin izraelit".
Gjate takimit te Shejh Husejnit me agjencionin e
lajmeve "Lindja e Mesme" u shpreh: "Duhet ta dij cdokush qofte arab apo
joarab nga muslimanet qe kane deshire me e vizituar Kudsin dhe xhamine e
Aksase, se nuk vijne per turizem mirepo vijne qe te kryejne nje obligim
madheshtor dhe mjaft te rendesishem".
Nder tjerash shtoi: "Vizitori i Kudsit nuk
ka ardhur qe t'i vizitoje monumentet atraktive turistike ne Izrael, mirepo ka
ardhur qe ta vizitoje xhamine e roberuar te Aksase, andaj duhet qe te banoje ne
hotelet palestineze ne Kuds, te levize neper qytet me ane te mjeteve
te transportit te palestinezeve, te vizitoje qytetet palestineze dhe te bleje cka
i duhet neper qendrat tregetare palestineze. Ne kete menyre
me ane te vizites se tij
eshte ne
mbeshtetje te banoreve te Palestines dhe te Kudsit, kurse
perndryshe do te mbeshtese ekonomine e okupatorit izraelit".
Shejh Husejni u prononcua se
xhamia e Aksase pranon ne ditet delegacione te shumta nga bota islame, nga
Afrika, Azia, dhe gjithe vendeve tjera te botes islame me perjashtim te
shteteve arabe, duke shtuar: "Ne qofte se vijne ne Aksa vetem nje mije
xhematli ne ditet, nuk do te kishte guxim Izraeli qe te mbisundonte xhamine Aksa dhe te
vazhdonte ushtrimin e dhunes dhe provokimeve te ndryshme ndaj popullit palestinez".
Se fundi permendi faktin se edhe vete i Derguari
i All-llahut Muhamedi a.s. e vizitoi Meken duke qene ne duart e mushrikeve
(politeisteve). Kreu umren (viziten jashte kohes se haxhit) qe e pati per
qellim, edhepse Qabeja ishte e rrethuar me idhuj. Asnje nuk reagoi ne kete rast se
ky veprim eshte normalizim i relacioneve me idhujtaret. Por e verteta eshte se ajo ishte e drejta e
te Derguarit te Allahut qe ta vizitoje shtepine e Allahut dhe te kryej
umren pa marre parasysh situaten.
Duke u bazuar ne analogjine (kijasin) mes dy
rasteve vjen te konkludojme se vizita e Aksase, qe eshte nje nder shtepite e Allahut,
edhepse eshte ne duart e felliqura te okupatorit izraelit, padyshim qe eshte e
ligjshme dhe s'ka gje qe sjell ne dem per fene tone apo per muslimanet e vendit, por perkundrazi eshte nje perkrahje e madhe e atij populli te ngrate palestinez kundrejt shtypjes cioniste qe ushtrohet ne vend".
Burimi: /Al-Hayat newspaper/
Burimi: /Al-Hayat newspaper/

0 comments:
Post a Comment