Parlamenti i Kuvajtit miratoi nenin 111 te ligjit per denim me vrasje kunder kujtdo qe shpall abuzime dhe fyerje ndaj Qenies Hyjnore - All-llahut xh.sh., Profetit s.a.v.s. dhe grave te tij te ndershme,
pasi qe ishin "per" shumica dermuese e te pranishemve ne parlament. Ata qe u pajtuan me ligjin ishin 42 deputete dhe antare, kurse 6 te tjere ishin nga opozita.
Keshtuqe eshte hera e pare ne tokat arabe te miratohet ligji per inkriminimin e atij qe fyen dhe ofendon Profetin Muhamed s.a.v.s.
Raportohet se deputetet qe e kane kundershtuar ligjin jane: Ahmed Lari, Abdul-hamid Deshti, Adnan El-Mutava', Adnan Abdussamed, Salih Ashur, dhe Muhamed Es-Sakr.
Ne kete drejtim, Ahmed Lari nder tjerash ka thene se sa i perket fyerjes, ofendimit kane rene dakort te gjitha shkollat juridike, por une nuk pajtohem me ligjin e lendimit, ngacmimit, ligj i cili u shfaq me perkufizim te turbullt dhe jo te qarte. Krahas kesaj, ligji ne fjale i perfshin ne te njejtin denim njelloj si ata qe fyejne Profetin a.s. ashtu edhe ata qe fyejne grate e tij te ndershme, qe d.m.th. i beri ata te barabarte ne suaza te ligjit.
Autoritetet e Kuvajtit raportojne se eshte arrestuar nje shtetas qe abuzoi Profetin a.s. dhe grate e tij te ndershme nepermes te Twitter-it, por deri sot nuk mundej t'i gjykohet pasiqe ishte ne mungese nje ligj i qarte ne kete drejtim.
Burimi: /www.alarabiya.net/

0 comments:
Post a Comment