Thursday, May 3, 2012

Për herë të parë, numri i myslimanëve në Amerikë kapërcen numrin e hebrenjve


Në një sondazh në SHBA, rezultatet e të cilit u publikuan ditën e martë, u raportua se numri i myslimanëve amerikanë është rritur përgjatë dekadës së fundit duke e kaluar numrin e përgjithshëm të hebrenjve për herë të parë. Kjo, ndërkohë që shumica e kishave kryesore i kanë humbur frekuentuesit e tyre.

Dail Jons, i cili mori pjesë në studim, u shpreh se numri i personave që kanë përqafuar islamin është rritur në 2.6 milionë në vitin 2010, ndërkohë që në vitin 2000 ishte vetëm një milion. Ai tha se një fakt tjetër interesant ishte rritja e ndjeshme e mormonëve në 26 shtete me 45 %.

Sipas të dhënave të publikuara, 55 % e amerikanëve shkojnë marrin pjesë në ritet fetare sistematikisht. Nga ana tjetër, sipas anketimeve të ndryshme, është zbuluar se 85 % e amerikanëve i përkasin një feje, edhe pse nuk marrin pjesë në ritualet e saj.

Bazuar në studimin e mësipërm, 158 milionë amerikanë janë renditur në kolonën e atyre që nuk i përkasin asnjë feje.

Burimi: /ardhmeriaonline/

0 comments:

Post a Comment