Monday, May 14, 2012

Reagim i Dr. Jusuf El-Kardavit ndaj disa shpifjeve të bëra ndaj tij

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, kurse përshëndetjet dhe selamet qofshin për zotërinë tonë Muhamedin a.s., për familjen dhe shokët e tij.

Kam dëgjuar për atë se çfarë më është mveshur nga disa gazeta dhe media për një deklaratë për shtyp të cilën nuk e kam dhënë në asnjë prej mjeteve të informimit, ku kanë pretenduar se gjoja kam thënë: disa armiq të Lëvizjes së Vëllezërve Musliman janë si populli i Lutit, dhe janë majmun, papagaj… e fjalë të tjera.

Jam informuar për këtë gjë përderisa isha në vizitën e parë në Tunizinë e gjelbëruar, pas revolucionit të begatshëm, dhe në të vërtet e kisha agjendën e ngjeshur, si dhe aktivitetet e konferencës në të cilën prezantuam, të cilat ma pamundësuat ta bëj një deklaratë për shtyp, apo ndonjë reagim për atë se çfarë qarkullonte nëpër gazeta, dhe për këtë i kemi disa vërejtje:

1- Burimi i këtyre shkëputjeve janë prej një libri tim, titulli i të cilit është: “ Vëllezërit Musliman 70 vite në davet ( thirrje ) dhe edukim dhe luftim “ të cilin e kam shkruar për përvjetorin e 70-të të themelimit të lëvizjes, dhe 50 vjetorin e rënies dëshmor të themeluesit të saj Hasan el-Bena, libër i përbërë prej 360 faqeve, që disa nga faqet elektronike i kanë publikuar rishtazi këto fragmete, duke mos iu referuar burimit apo librit nga i cili është shkëputur ky material, dhe kjo është bërë duke i publikuar fragmente nga librat e mi dhe nga librat e dijetarëve të tjerë.

2- Unë nuk i kam akuzuar kundërshtarët e Vëllezërve Musliman se ata janë prej popullit të Lutit, apo e bëjnë veprën e popullit të Lutit – Allahu na ruajt nga kjo – por unë në përmbyllje të librit kam folur për ata që i armiqësojnë Vëllezërit Musliman, dhe pse na armiqësojnë? Dhe kam thënë: “ Ka prej njerëzve që kanë gjetur në këtë davet ( thirrje ) pengesa në vjedhjet, lakmitë, interesat dhe privilegjet e tyre, dhe për këtë e armiqësojnë thirrjen e vëllezërve musliman, në mbrojtje të interesave të tyre të cilat i arritën padrejtësisht, por ata nuk e publikojnë ( këtë armiqësi ) haptazi , por e anashkalojnë me çdo mënyrë, që të mos zbulohet hajnia e tyre, dhe padrejtësit e tyre ndaj njerëzve.

Kurse të tjerët kanë hasur në thirrjen e Vëllezërve Musliman pengesa ndaj kënaqësive dhe epsheve të tyre të shfrenuara, në alkool, bixhoz, prostitucion dhe gjëra tjera që ua ofrojnë sistemet aktuale, dhe për këtë e luftojnë këtë davet i cili ua ngushton sferat të cilat ishin të hapura për ta, si populli i Lutit a.s. të cilët i ftoi Profeti i tyre në Besim dhe pastrim nga fëlliqësirat kurse ata thanë: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” ( En-Neml, 56 )

Kurse ka prej tyre që i armiqësojnë Vëllezërit Musliman sepse nuk e dinë realitetin e thirrjes së tyre, dhe nuk i dinë synimet e tyre e as metodologjinë e tyre e as mekanizmat e tyre, e as veprimtarët e tyre, dhe veçse kanë thënë arabët: Ai që nuk e njeh një gjë, e armiqëson atë. Kurse Allahu i madhëruar thotë: “ Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij.” ( Junus, 39 ).”

A gjendet në këto fjalë ndonjë fyerje? Apo mos e kemi lëndu ndonjë person, apo ndonjë grup përveç atyre “ Të cilët e tepruan me krime në tokë. Dhe në të shtuan shkatërrimin. “ ( El-Fexhr, 11-12 )

3- Ka moskujdes dhe lëshime profesionale në disa prej medieve, të cilat nuk e cekin burimin e lajmit, dhe nuk e cekin a ka qen intervistë, apo ndonjë temë e përzgjedhur prej librave të mi, pastaj e titullojnë me një titull që nuk përkon me temën, pastaj debatojnë rreth titullit të cilin nuk e kam përzgjedhur e as pranuar, dhe e funksionojnë në margjina të një lufte politike, kurse realiteti është ndryshe. Kështu që kërkoj nga mediat që kanë huazuar prej meje fjalë duke mos i verifikuar, të kthehen dhe ti qartësojnë gjërat sepse këto janë rregullat më të thjeshta të profesionalizmit.

4- Disa kanë shpejtuar të më hakmerren mua bazuar në këto deklarata, duke mos u përmbajtur, dhe disa të tjerë nga vëllezërit e mi – ndoshta e kanë llogaritur vonimin e reagimit tim në atë që është publikuar si konfirmim i saj – kanë vepruar sikur ata të cilët nuk më njohin, kurse e llogarisja se ata do ta përjashtonin mundësin të dal një gjë e till prej meje, ose do ta përmbanin veten dhe do ta thoshin atë që e tha Ebu bekri: Nëse është kjo e vërtet atëherë ajo është thënë.

E ndoshta nuk është thënia e vërtet, ose precize dhe e drejt siç ka ndodh.

5- Si mund ta refuzoj kritikën ndaj Vëllezërve Musliman apo kundërshtimin e tyre në mendime, ide dhe veprim, kurse libri nga i cili janë marrë fjalët e kam cekur ajo çka i dallon ata, siç i kam kritikuar Vëllezërit Musliman në më shumë se një çështje, dhe nuk dihet ndonjëherë për mua se jam kundër kritikës, ose ndaj kritikës me edukatë e njohur për pronarët e saj.

Allahu e di më së miri qëllimin tonë, dhe Ai është i vetmi që na udhëzon.

Dr. Jusuf El-Kardavi

Kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman

18 Xhumada al-Akhar 1433 hixhri / 09 Maj 2012

Burimi: /mesazhi/
Read more... Résuméabuiyad

Një Bashkim Arab si Bashkimi Europian?

Liderat e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik u takuan të hënën në Arabinë Saudite, për të diskutuar planet e formimit të një organizate politike, ekonomike dhe të sigurisë, të ngjashme me Bashkimin Europian.

Këshilli i Bashkëpunimit formohet nga gjashtë shtete, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahreini dhe Omani.

Ndonëse ideja është ende në fazat fillestare, Ministri i Informacionit i Bahreinit konfirmoi se qëllimi është “formimi i një strukture të efektshme e dobiprurëse për secilin shtet, e cila të jetë në gjendje të imitojë suksesin e BE-së”.

Mbreti Abdullah, monarku i moshuar saudit, është ai që ka skicuar dhe propozuar planin.

Sipas ekspertëve,transmeton Top-Chanel, një bashkim i tillë do të ishte në gjendje të parandalonte disa kriza të mundshme të së ardhmes, midis të cilave edhe ndalimin e ndikimit në rritje në rajon të Iranit dhe gjithashtu parandalimin e një krize të mundshme në Bahrein, ku protesta vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë pothuajse të përditshme prej disa muajsh tashmë.

Burimi: /ekuiliber/
Read more... Résuméabuiyad

Monday, May 7, 2012

Lajmërimi për vdekjen e ndonjë personi nga rradhët e muslimanëve


Pyetja: Cila është dispozita fetare islame në lidhje me lajmërimin për vdekjen e ndonjë personi nga rradhët e muslimanëve me anë të altoparlantëve ose përhapja e këtij lajmi të pikëllueshëm nëpërmjet gazetave, mediave dhe të ngjajshme me to?

Përgjigje: Lajmërimi për vdekjen e ndonjë personi është lajm trishtues apo pikëllues që do të thotë lajmërimin apo njoftimin e ndonjë rast vdekjeje. El-Asme'iju ka thënë: "Më parë arabët, kur u vdiste ndonjë njeri, caktonin kalorës që të ecë nëpër njerëz duke lajmëruar: Lajmëroj për vdekjen e filanit, që ka ndërruar jetë."
Në qoftë se lajmërimi behët në atë formë që e kanë bërë në kohën e xhahilijetit (injorancës) duke e tepruar me përmendjen e veprave të tij të lavdishme dhe bamirësitë që e shtyn të krenohet për atë, atëherë është e ndaluar, siç na e vërteton atë hadithi që e përcjell Ibn Maxhe dhe Bejhekiu me një zinxhir të mirë se Hudhejfe b. El-Jeman ka thënë: E ndaloi i Dërguari i Allahut s.a.v.s.lajmërimin për rastin e vdekjes së ndokujt (në formën e periudhës së xhahilijetit), njashtu atë që transmetoi Tirmidhiu nga Abdullah b. Mes'ud se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ruajuni lajmërimeve për vdekjen e ndonjërit, e dinje se lajmërimi për  vdekje (si formë e njohur në atë kohë) ëshë nga veprimet e injorancës (xhahilijetit)". Hadithi ështe i mirë. Ndërkaq në qoftë se lajmërimi për rastin e vdekjes bëhet për t'i njohtuar të afërmit e familjes, shokët dhe dashamirët që të marrin pjesë në varrimin e të ndjerit dhe që të shtohet numri i xhematit që do t'ia falin namazin e xhenazes, atëherë nuk ka gjë të keqe këtu, duke e ditur se ai që ia fal namazin xhenazes fiton shpërblim me masë sa një 'Kirat'.[1] Për këtë kemi hadithin e saktë, që e gjen në   përmbledhjen e Buhariut, Muslimit (muttefekun alejhi), poashtu e transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu dhe thanë hadithi ështe i mirë, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Nuk ka musliman që vdes dhe ia falin xhenazen tre saffë nga rradhët e muslimanëve e të mos i garantohet" d.m.th. i garantohet atij xhenneti. Madje për këtë qëllim lajmërimi për rastin e vdekjes shëndrrohet në veprim të pëlqyer (mustehab), ngase me këtë veprim sjell dobi për të ndjerin e njëkohësisht edhe për ata që ia falin xhenazen atij. Poashtu për këtë dëshmon fakti që transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi a.s. lajmëroi njerëzit për vdekjes e Nexhashiut, ditën në të cilën ndërroi jetë. Në një vend citohet kështu: "Vërtetë vëllau juaj Nexhashi ka vdekur, andaj ngrihuni që t'ia faleni (xhenazen)".
Transmeton Bejhekiu se Pejgamberi a.s. ka dhënë lajmin e pikëlluar për vdekjen e Xha'fer b. Ebi Talib, Zejd b. Thabit, Abdullah b. Revaha. Poashtu transmetohet se Pejgamberi a.s., për atë burrin që vdiq dhe u varros natën, që përkujdesej për pastrimin e xhamisë, ka thënë: "A sikur të më kishit lajmëruar mua? Në një transmetim: "Çka ju pengoi që nuk më njohtuat mua?" Siç është transmetuar se sahabiu i nderuar Rafi' b. Hadixh r.a. ndërron jetë pas ikindije, e më pas vjen Ibn Omeri r.a. dhe i lajmëron njerëzit për vdekjen e Rafi'ut dhe ndonjëri i ka thënë: "Si thua, a ta nxjerrim xhenazen menjëherë? Ibn Omeri r.a. ia kthen: "Sikur ky shembulli i Rafi'ut nuk nxirret gjersa të lajmërohet për vdekjen e tij në fshatrat përreth", ashtu edhe u bë , pastaj e nxorrën xhenazen.
Nga e gjithë kjo përfundojmë se lajmërimi për vdekjen e ndonjë personi është i ndaluar dhe i përbuzur atëherë kur përmban në vete shenja të krenarisë dhe mburrjes me anë të veprave të lavdishme të të ndjerit duke e tepruar me këtë, por në qoftë se bëhet vetëmse lajmërimi i njerëzve për rastin e vdekjes që të marrin pjesë në faljen e xhenazes dhe varrimin e të ndjerit, atëherë s'ka gjë të keqe në këtë veprim. Veprat vlerësohen sipas qëllimit (nijetit), e secili njeri fiton në bazë të asaj se çka e ka patur qëllimin. Për më gjerësisht rreth kësaj teme, te cekurit e të gjitha haditheve dhe  burimeve tjera nga thëniet e sahabëve te ndershëm për përputhshmërinë e haditheve që e përbuzin këtë veprim dhe ato që flasin për  mospërbuzjen e këtij veprimi, duke larguar çfarëdo kontradicioni në mes të argumenteve burimore islame, do t'i gjeni nëse shihni në "[El-Fet'hur Rebbani] i Bunaniut, me shpjegim, v.7, fq.184, [El-Mugni] i Ibn Kuddames, v.2, fq.432."

Marrur nga fetvatë e Muftinisë së Egjiptit (v.8, fq.332)

Muftiu: Alameh Shejh Atijje Sak'r / Maj, 1997.


[1]Masë për matje të sipërfaqes së tokës dhe që është përafërsisht 175 metër katror.

Read more... Résuméabuiyad

Friday, May 4, 2012

Parlamenti i Kuvajtit miraton ligjin, dënim me vrasje për atë që abuzon Profetin a.s. dhe grate e tij


Parlamenti i Kuvajtit miratoi nenin 111 te ligjit per denim me vrasje kunder kujtdo qe shpall abuzime dhe fyerje ndaj Qenies Hyjnore - All-llahut xh.sh., Profetit s.a.v.s. dhe grave te tij te ndershme,  pasi qe ishin "per" shumica dermuese e te pranishemve ne parlament. Ata qe u pajtuan me ligjin ishin 42 deputete dhe antare, kurse 6 te tjere ishin nga opozita.
Keshtuqe eshte hera e pare ne tokat arabe te miratohet ligji per inkriminimin e atij qe fyen dhe ofendon Profetin Muhamed s.a.v.s.
Raportohet se deputetet qe e kane kundershtuar ligjin jane: Ahmed Lari, Abdul-hamid Deshti, Adnan El-Mutava', Adnan Abdussamed, Salih Ashur, dhe Muhamed Es-Sakr.
Ne kete drejtim, Ahmed Lari nder tjerash ka thene se sa i perket fyerjes, ofendimit kane rene dakort te gjitha shkollat juridike, por une nuk pajtohem me ligjin e lendimit, ngacmimit, ligj i cili u shfaq me perkufizim te turbullt dhe jo te qarte. Krahas kesaj, ligji ne fjale i perfshin ne te njejtin denim njelloj si ata qe fyejne Profetin a.s. ashtu edhe ata qe fyejne grate e tij te ndershme, qe d.m.th. i beri ata te barabarte ne suaza te ligjit.
Autoritetet e Kuvajtit raportojne se eshte arrestuar nje shtetas qe abuzoi Profetin a.s. dhe grate e tij te ndershme nepermes te Twitter-it, por deri sot nuk mundej t'i gjykohet pasiqe ishte ne mungese nje ligj i qarte ne kete drejtim.

Burimi: /www.alarabiya.net/ 
Read more... Résuméabuiyad

Thursday, May 3, 2012

Për herë të parë, numri i myslimanëve në Amerikë kapërcen numrin e hebrenjve


Në një sondazh në SHBA, rezultatet e të cilit u publikuan ditën e martë, u raportua se numri i myslimanëve amerikanë është rritur përgjatë dekadës së fundit duke e kaluar numrin e përgjithshëm të hebrenjve për herë të parë. Kjo, ndërkohë që shumica e kishave kryesore i kanë humbur frekuentuesit e tyre.

Dail Jons, i cili mori pjesë në studim, u shpreh se numri i personave që kanë përqafuar islamin është rritur në 2.6 milionë në vitin 2010, ndërkohë që në vitin 2000 ishte vetëm një milion. Ai tha se një fakt tjetër interesant ishte rritja e ndjeshme e mormonëve në 26 shtete me 45 %.

Sipas të dhënave të publikuara, 55 % e amerikanëve shkojnë marrin pjesë në ritet fetare sistematikisht. Nga ana tjetër, sipas anketimeve të ndryshme, është zbuluar se 85 % e amerikanëve i përkasin një feje, edhe pse nuk marrin pjesë në ritualet e saj.

Bazuar në studimin e mësipërm, 158 milionë amerikanë janë renditur në kolonën e atyre që nuk i përkasin asnjë feje.

Burimi: /ardhmeriaonline/
Read more... Résuméabuiyad

Turqia insiston të ftojë në samitin e NATO-së, edhe Konferencën për Bashkëpunimin Islam

Sipas të përditshmes turke “Zaman”, Ankaraja e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e komisionierit evropian Josse Barroso dhe Von Rompye, në samitin e radhës të NATO-së, me ftesën për pjesëmarrje të Konferencës për Bashkëpunimin Islam.

Ishin disa shtete evropiane me në krye Francën, ato që propozuan pjesëmarrjen e Barroso dhe Rompye në samitin e NATO-së, i cili do të mbahet në Çikago. Nga ana e saj, Ankaraja e kushtëzoi këtë me pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm të Konferencës për Bashkëpunim Islam, Ekmeludin Ihsanoglu, për rolin që po luan në Afganistan.

Pas reagimeve kundër propozimit të Ankarasë, kjo e fundit paralajmëroi se do e kundërshtojë pjesëmarrjen e zyrtarëve evropianë në samit. Më parë, Turqia përdori veton për të mos lejuar Izraelin të marrë pjesë në këtë samit.

Burimi: /ardhmeriaonline/
Read more... Résuméabuiyad

Thursday, April 26, 2012

Shejh Abdulaziz El-Gimari (1919-1998)


Shejh Abdulaziz El-Gimari (1919-1998)



I nderuari, Shejh Muhaddith Abdulaziz ibn Muhammed Es-Siddik El-Gimari El-Haseni El-Idrisi Et-Tanxhi. Eshte lindur ne Tanxha ne vitin 1338 H – 1919 M. Diturite e para i morri ne vendlindje nga babai i tij dhe nga elita e dijetareve te kohes ne Maroko. Pas vdekjes se babait, udhetoi per ne Kajro. Me arritjen e tij, ai vazhdoi nxenien e diturise nga dijetaret me te medhenj te Ez'heri Sherifit. Shkroi vepra te shumta autoriale qe arrijne mbi gjashtedhjete vepra. Nderroi jete ne Tanxha, ne vitin 1419 H – 1998 M.



Burimi: / www.ashraaf.biz/
Read more... Résuméabuiyad