Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, analistët janë shprehur se myslimanët kanë votuar kundër presidentit Sarkozi në këto zgjedhje. Sipas analistëve, myslimanët i kanë kthyer shpinën Sarkozit për shkak të afrimit të tij me ekstremistët e djathtë.
Për shkak se në Francë ndalohet deklarimi i përkatësisë etnike dhe fetare në dokumentacion, numri i myslimanëve që kanë të drejtë vote nuk dihet.
Gjatë viteve 2003 – 2007, Sarkozi pati fituar simpatinë e myslimanëve francezë, sidomos pas themelimit të Këshillit Francez për Fenë Islame, teksa mbante postin e ministrit të brendshëm. Por strategjia e Sarkozit me myslimanët ndryshoi pas vitit 2010, duke u pozicionuar me frontin kombëtar të ekstremistëve të djathtë.
Imamët e xhamive kryesore i kanë bërë thirrje xhematëve të tyre që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe për ti bërë ballë sulmeve kundër islamit.
Në tre sondazhe që janë zhvilluar para zgjedhjeve, është parë se myslimanët mbështesin kryesisht kandidatin socialist Fransua Holande, si dhe kandidatin e të majtës radikale Jean Luck Malnchon.

Burimi: /ardhmeriaonline.com/

0 comments:
Post a Comment