
Auf ibn Maliku (r.a.) thotë: Shkova tek Pejgamberi (s.a.v.s.) derisa ai ishte ne tendën e tij prej lëkure gjatë ekspeditës së Tebukut. Ai më tha: “Numëroi gjashtë gjëra përpara se të ndodh Kiameti:
- Vdekja ime.
- Çlirimi i Jerusalemit.
- Vdekjet masive në mesin tuaj, sikurse delet kur ngordhin në numër të madh gjatë ndonjë epidemie.
- Shtimi i pasurisë në atë masë, saqë nëse një njeriu do t’i jepeshin 100 dinar, ai ende nuk do të kënaqej.
- Anarkia dhe gjakderdhja e gjithanshme, saqë asnjë vatër arabe nuk do t’u shpetojë atyre.
- Pastaj një jetë në paqe si rezultat i një marrëveshje në mes jush dhe Beni Esferëve (Romakëve – konkretisht Bizantinëve – sh.p.), të cilët do ta thyejnë marrëveshjen dhe do t’ju sulmojnë juve me një forcë të përbërë nga 80 flamuj dhe nën sëcilin flamur do të jetë nga një ushtri prej 12 mijë njerëzve.” (Buhariu)
Shenjat përpara Shenjave të Mëdha (i.e., para shfaqjes së Imam Mehdiut)
Sundimi Krishter do të dominojë.
Do të shfaqen incidente anormale
Shfaqja e erërave të kuqërreme, deformimi i fytyrave (nga njëri në derr) dhe njerëzit që do të gëlltiten nga toka.
Gjenocid
Një njëri nga pasardhësit e Ebu Sufjanit do t’i masakrojë pasardhësit e Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe do të sundojë mbi Sirinë dhe Egjiptin.
Luftë
Një luftë e madhe në mes Muslimanëve dhe Krishterëve: Gjysma e ushtrisë krishtere do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me ushtrinë muslimane, ndërsa gjysma tjetër e ushtrisë krishtere do të mbesë armik i zakonshëm.
Stambolli do të pushtohet nga Krishterët
Gjysma (i.e., armike) e ushtrisë krishtere do ta pushtojë Kostandinopojën (Stambollin), Turqinë.
Stambolli do të riçlirohet nga Muslimanët dhe Krishterët së bashku
Muslimanët dhe gjysma e mirë e ushtrisë krishtere do ta çlirojnë Kostandinopojën së bashku nga armiku krishter (i.e., gjysma e keqe e ushtrisë krishtere). Pastaj, një i Krishterë do të thotë se fitorja i takon kryqit, ndërsa një Musliman do të thotë se i takon Islamit. Nga kjo do të rezultojë një luftë në mes te dy ushtrive dhe udhëheqësi i Muslimanëve do të bie dëshmor (shehid).
Siria do të pushtohet nga Krishterët
Dy ushtritë krishtere do të ribashkohen dhe do ta pushtojnë Sirinë.
Dominimi krishter
Krishterët do ta dominojnë botën deri në Hajber (afër Medinës) dhe ata do t’i ndjekin Muslimanët me 80 flamuj, me 12 000 njerëz nën sëcilin flamur.
Muslimanët do ta presin Imam Mehdiun
Eklipsi total
Do të ndodh një eklips total i diellit dhe i hënës në Ramazan, para se të shfaqet Imam Mehdiu.
Shenjat e Mëdha
Shfaqet Imam Mehdiu
Në moshën dyzetë vjeçare do të shfaqet Imam Mehdiu në Mekke, pastaj shpejton për në Medine.
Marshon ushtria Muslimane
Ushtria e Mensurëve nga Horasani do të niset në drejtim të Mekkes për ta ndihmuar Imam Mehdiun. Ata do t’i fitojnë shumë beteja gjatë rrugës. Asnjë forcë nuk do të jetë në gjendje që t’i ndalojë ata. Ata do të mbajnë flamuj të zinjë.
Ushtria e Sufjanit do të gllabërohet nga Toka
Ushtria e Sufjanit (një forcë anti-Muslimane) nga Siria vendos që ta ekzekutojë Imam Mehdiun. Gjatë rrugës për në Mekke, ata do të përbihen nga toka. Një ushtri tjetër e Sufjanit krijohet nga 960.000 burra (nga 80 kombe).
Konfrontimi në Siri
Imam Mehdiu dhe ushtria muslimane do të shkojnë në Siri për t’u konfrontuar me Krishterët. Krishterët, përpara betejës, do të kërkojnë nga Muslimanët rikthimin e të burgosurve të tyre të luftës. Muslimanët do të refuzojnë. Beteja do të fillojë. Një e treta e ushtrisë së Imam Mehdiut do të ikin (pendimi i tyre nuk do të pranohet), një e treta tjetër do të martirizohet dhe një e treta e fundit do të arrijë fitore mbi Krishterët.
Ushtria muslimane nën Imam Mehdiun çliron Palestinën
Xhihadi ndaj Indisë
Një xhemat i Muslimanëve do të bëjë Xhihad ndaj Indisë dhe do të korrë sukses.
Siria nën sundimin musliman
Imam Mehdiu rikthehet në Siri dhe e vendos sundimin musliman mbi tokat, nëpër të cilat kalon.
Përhapja e armiqësisë në mes njerëzve
Në këtë kohë, Muslimanët do të jenë të dobët dhe do të ketë shumë pak njerëz besimtarë.
Tri shenjat e shfaqjes së Dexhxhallit … Tri vite thatësi
Para shfaqjes së Dexhxhallit do të ketë tri vite thatësi. Vitin e parë, qielli do ta ndalojë 1/3 e ujit të
tij, vitin e dytë 2/3 dhe në tretin të gjithë ujin.
Shfaqet Dexhxhalli
Shfaqet Dexhxhalli. Pasuesit e tij, Jahudinjtë, do të numërojnë 70.000 veta dhe do të kenë të veshura rrobe të shtrenjta mëndafshi dhe do të posedojnë shpata me dy tehe.
Shfaqet (zbret) Hazreti Isai (a.s.)
Zbret Hazreti Isai (a.s.) gjatë jetës së Imam Mehdiut.
Vritet Dexhxhalli tek Porta Ludd
Isai (a.s.) e mbyt Dexhxhallin tek Porta Ludd, afër një aeroporti izraelit, në luginën ‘Ifik’. Do të pasojë lufta finale ndaj Jahudinjve (Çifutëve) dhe Muslimanët do të korrin sukses.
Paqe absolute
Me mbytjen e Dexhxhallit do të përfundojnë të gjitha luftërat. Xhihadi do të ndalohet; paqja, harmonia dhe qetësia do të mbizotërojnë në tokë. Toka do të prodhojë të korra dhe pemë me bollëk. Njerëzit do ta pasojnë Islamin.
Isai (a.s.) pranon shpallje
Shpallja thotë se Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët së shpejti do të çlirohen dhe besimtarët duhet që të dërgohen në Malin Tur (-i Sina).
Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët (Gogu dhe Magogu) çlirohen
Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët vërshojnë në numër shumë të madh. Ata shkatërrojnë gjithçka që u del përpara në përpjekjen e tyre për ta pushtuar botën. Ata do të çlirohen në dy grupe.
Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët arrijnë në Jeruzalem
Kur ata mbërrijnë në Malin Hamr në Jeruzalem, do të pretendojnë se e kanë pushtuar botën. Pastaj, ata do t’i gjuajnë shigjetat drejt qiellit për ta pushtuar edhe atë. Shigjetat do t’ju kthehen të lyera me gjak.
Vështirësitë në Malin Turi Sina
Mungesa e furnizimit dhe vështirësitë do t’i mundojnë Muslimanët. Hazreti Isai (a.s.) dhe Muslimanët do të luten për largimin e fatkeqësisë.
Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët mbyten përmes infektimit
Lutja e tyre do t’ju pranohet dhe Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët shfaqin infeksione nga i thati, e si rezultat kjo gjë i bën ata të pëlcasin përnjëherësh.
Toka përplot kutërbim nga kufomat
Isai (a.s.) dhe shokët e tij luten përsëri dhe zogjë të mëdhenjë dërgohen për t’i bartur kufomat e Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve dhe për t’i hudhur ato tek vendi Nahbal (sipas Tirmidhijut), në oqean ose dikund tjetër.
Paqe mbi Tokë
Do të bjer shi për 40 ditë dhe toka do të lahet. Muslimanët do t’i djegin shigjetat dhe harqet e Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve për 7 vite. Jeta do të jetë e qetë, ndërsa Hazreti Isai (a.s.) është gjallë. Toka do të jetë e begatë. Isai (a.s.) do të jetojë 19 vite pasi të martohet.
Hazreti Isai (a.s.) ndërron jetë dhe varroset pranë Muhammedit (s.a.v.s.)
Udhëheqës të tjerë vijnë pas Isait (a.s.)
Jahjani nga Kahtani, prej një fisi të Jemenit, do të sundojë si halife pasues. Muquadi, nga një fis i Beni Temimeve po ashtu do të jetë zëvendësues (dmth. do të vijë pas Jahjanit). Shoqëria ngadalë merr tatëpjetën dhe Kufri depërton brenda saj.
Shenjat finale të Kijametit
1. Shembja e Tokës
Toka do të shembet: një shembje në lindje, një në perëndim dhe një në Hixhaz, Arabi Saudite.
2. Tymi/Mjegulla për 40 ditë
Një lloj tymi ose mjegulle do t’i mbulojë qiejt për 40 ditë. Pabesimtarët do të bien pandjenja, ndërsa Muslimanët do të sëmurën (shfaqje ftohjeje-gripi). Pastaj qiejt do të pastrohen.
3. Nata prej tri netëve
Një natë sa tri netë do ta pasojë mjegullën. Ajo do të shfaqet në muajin Dhul-Haxhxh pas Bajramit të Kurbanit (Idul Ad-ha), dhe njerëzit do të shqetësohen shumë.
4. Lindja e diellit nga Perëndimi
Pas natës së gjatë sa tri netë, mëngjesin pasues dielli do të lind në perëndim. Pendimi më nuk do t’u pranohet njerëzve pas kësaj ngjarjeje.
5. Shfaqet Shtaza nga Toka
Një ditë më vonë, do të shfaqet Shtaza e Tokës në mënyrë të mrekullueshme nga Kodra Safa në Mekke, duke bërë një çarje në tokë. Shtaza do të jetë në gjendje që t’u flasë njerëzve dhe fytyrat e tyre do t’ua bëjë me shenjë. Fytyrat e besimtarëve do t’i ndrisë, ndërsa të pabesimtarëve do t’i errësojë.
6. Flladi nga Jugu
Një fllad do të shkaktojë plagë nën sqetullat e Muslimanëve, të cilët do të vdesin si rezultat.
7. Shkatërrimi i Qabës
Qabea do të shkatërrohet nga një grup jomusliman afrikan. Kufri do të jetë katastrofik. Haxhxhi do të ndërpritet. Kur’ani do të ngrihet nga zemra e njerëzve, 30 vite pas vdekjes së Mukuadit.
8. Shenja finale e Kijametit: Zjarri në Jemen
Zjarri do t’i ndjekë njerëzit gjer në Siri, ku pastaj ai do të ndalet.
Fillimi i Kijametit
Disa vite pas zjarrit, fillon Kijameti me Surin (borinë) që do të bie. Vitin nuk e di askush. Kijameti do të bëhet mbi krijesat më të këqija.
Burimi: Islamcan.com
Përktheu: Daim Abazi
Përktheu: Daim Abazi
(Breziiri)
0 comments:
Post a Comment